Drita ka vazhduar të shpall futbollistin më të mirë të saj muaj për muaj.
Çmimin e futbollistit më të mirë të muajit nëntor e ka fituar mesfushori dhe kapiteni, Rron Broja, shkruan lajmi.net.
Lojtari më i mirë i muajit te Drita zgjedhet bazuar në votat e tifozëve.
“Rroni ka marrë shumicen e votave të tifozëve tanë dhe është i preferuari i muajit nëntor. Faleminderit tifozëve tanë Intelektualëve dhe gjithë futbolldashësve për pjesmarrjen në votim” – thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.
Drita ishte shprehur e pakënaqur me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” nga FFK-ja, për çka ka vendosur që të ndajë vetë një çmim për lojtarin e muajit./Lajmi.net/