Donat Rrudhani e Kastriot Imeri kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës.
Në fakt, të dy futbollistët shqiptar janë pjesë e 11-shes më të mirë për xhiron e dytë të kampionatit.
Formacioni më i mirë është përzgjedhur të hënën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.
27-vjeçari Rrudhani shënoi gol të dielën në fitoren 3:0 të Sionit ndaj Luzernit.
Gol realizoi edhe Imeri për Young Boysin që të shtunën fitoi thellë, 6:0, ndaj Thunit.
Imeri shënoi gol ndaj ish-skuadrës me të cilën sezonin e kaluar u shpall kampion i Zvicrës.
26-vjeçari pikërisht nga Young Boysi u huazua te Thuni edicionin e kaluar.
Teilen: