• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rruga drejt Berlinit, Anglia me “unaza magjike”! Si e monitoron Sauthgejt shëndetin e lojtarëve të tij

16/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anglezët po kurojnë çdo detaj për të arritur te qëllimi kryesor i tyre këtë verë, suksesi në “Euro 2024”.SAUTHGEJTTrajneri Garet Sauthgejt po kujdeset për çdo detaj, duke vendosur të mbajë një unazë inteligjente, konsideruar një armë sekrete e dashur edhe nga personalitete si Princ Herri dhe Kim Kardashian. Lojtarët dhe stafi i “Tre luanëve” po mbajnë një unazë për të gjurmuar çdo detaj të shëndetit të tyre me qëllimin për t’i ndihmuar ata që të fitojnë trofeun e parë të një Europiani në histori. Kjo pajisje e vogël inteligjente në formën e unazës, monitoron gjumin, temperaturën e trupit, stresin dhe shëndetin e zemrës. Yjet e Anglisë, përfshirë Konor Gallager dhe Mark Guehi, janë parë duke mbajtur këtë pajisje të teknologjisë së avancuar gjatë stërvitjes këtë javë. Por mbrojtësi Xhon Stons ka kohë që e mban unazën sipas “The Telegraph”.

Mbrojtësi i Mançester Sitit tha për “Face Magazine” në vitin 2023: “Gjëja e parë që bëj sapo ngrihem nga shtrati është të kontrolloj unazën time ‘Oura’ për të parë se si kam fjetur. Të kthehet në varësi”. Sauthgejt ka qenë i hapur për të prezantuar teknologji të ndryshme në zhvillim gjatë periudhës së tij tetë vjeçare si trajner i Anglisë. Në fillim të këtij viti, Federata Angleze e Futbollit firmosi një kontratë me “Google Cloud” për të shtuar teknologjinë interaktive “Sistemi i Profilizimit të Lojtarëve” në përgatitjet e Anglisë, e cila përshkruan se si lojtarët reagojnë ndaj zëvendësimit ose stolit.

Ndërkohë unazat “Oura” kanë një çmim deri në 500 £, me opsionin më të lirë që shkon deri në 277 £. Unazat lojtarët i mbajnë edhe gjatë stërvitjeve, por nuk pritet ta bëjnë këtë gjatë ndeshjeve. Ai është një mjet shumë i preferuar nga njerëzit e famshëm dhe deri tani, përveç Princit Herri apo Kim Kardashianit, ikona të kinematografisë si Guinet Paltrou dhe Xhenifer Aniston janë parë duke mbajtur në gishtin e tyre këtë gjurmues të sofistikuar të shëndetit, që tashmë po i vjen në ndihmë edhe futbollistëve të Garet Sauthgejtit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Berat Gjimshiti beson te kualifikimi: Tifozët janë motivimi, shpresoj të na mbështesin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.