Nga shorti i Champions-it te lufta për titull. Rrugëtimi sezonal i Interit është i vështirë, por mund të dhurojë kënaqësi. I këtij mendimi është edhe Fabio Kapelo, i cili ka dhënë së fundmi një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.
Sipas ish-trajnerit të Milanit dhe Juventusit, zikaltrit i kanë të gjitha mundësitë për të shkuar në fund të çdo turneu që marrin pjesë, por me kusht që të këmbëngulin te cilësia totale e organikës.
Nga shorti Interi “peshkoi” Atletikon e Madridit…
Mund të ishte më keq. Skuadra e Simeones është e vështirë në çdo kuptim, konkurruese, shumë e vlefshëm si trajneri i saj, i cili luan në një mjedis të nxehtë, taktikisht. “Spanjollët janë një ekip i përulur, e nuk do të mendojë të vijë të luajë i zbuluar dhe të tregojë forcën edhe në “San Siro”. Simeone ka një ekip që nuk luan për hir të kënaqësisë, por për rezultatin.
Lacio dhe Napoli?
Do të jetë shumë e vështirë kundër Bajernit sepse kur të dalin përpara kanë shumë cilësi për të shpenzuar, por për të sulmuar zbulojnë shumë, prandaj Lacio duhet të jetë e aftë dhe e vëmendshme. Kundër Barcelonës, Napoli do të duhet të organizohet në një nivel mbrojtës: ata lëvizin topin, nuk luajnë me nxitim, kanë imagjinatë, driblojnë, dinë të arrijnë deri në portë. Nëse humbasin topin dhe arrin ti shmangësh presioni e parë, atëherë mund t’u shënosh.
Duke u rikthyer tek Interi, për momentin duken më të fokusuar tek ylli i dytë.
Kjo u duk qartë nga ndryshimet që Inzagi bëri në dy ndeshjet e fundit të Champions-it kundër Benfikës dhe Sociedadit, të cilat e dënuan Interin në vendin e dytë. Duke parë shortin që patën Siti dhe Reali i Madridit, mund të shpresohej për diçka më të mirë duke u renditur i pari në grup. Sidoqoftë, Interi po tregon se sa forcë ka dhe sesi i fiton ndeshjesh. Pavarësisht rivalit, skuadra e Inzagit në fund arrin atë që do dhe duket se vuan pak edhe kur është nën presion.
A është e vështirë të përqendrohesh në dy objektiva?
Do të varet shumë nga pozicioni në renditje dhe nga çdo avantazh pikësh që do të ketë lideri Inter në shkurt, kur do të luhet ndeshja e Champions-it. Personalisht, shpresoj që Inzagi të luajë me skuadrën më të mirë të mundshme kundër Atletikos. Në fakt mendova se do ta bënte të njëjtën gjë edhe në dy ndeshjet e fundit të grupit.
Sepse Liga e Kampionëve merr energji…
Në planin psikologjik shpenzohet shumë, është e vërtetë. Por është një çmim për lojtarët, për klubin, është ëndrra e të gjithëve. Besoj se Interit i vjen keq akoma për finalen e Stambollit, që nuk e çoi në shtesë, pasi Sitin e pati mbyllur në zonë për 15 minutat e fundit.
Kjo ishte ndoshta një ndeshje kyçe në rritjen e Interit?
Ai ishte një hov cilësor në besimin e të gjithë lojtarëve. Kur mat veten me më të mirët dhe kupton se mund të konkurrosh, bind veten se ke vlera të larta: trajneri, lojtarët, klubi e ndjejnë këtë.
A është Interi në nivelin e favoritëve të mëdhenj të Champions-it?
Siti i kësaj periudhe lë disa dyshime, ka ende cilësi teknike por është më shumë muskular dhe më pak gjenialitet. Real Madrid ka një fenomen që quhet Belingam, një lojtar nga një planet tjetër, një 20-vjeçar që imponohet kështu në Madrid, duke ditur vendin dhe peshën e fanellës, është jashtë normales.
Si do t’ia bëjë Interi atëherë?
Interi po lufton për të qenë sa më lart, por mendoj se ato dy ekipe kanë ende diçka më shumë. Më mirë t’i çojmë ata sa më shumë përpara në Champions. Ashtu si Arsenali, i cili po rritet dhe ata më bënë përshtypje kundër Brajtonit, por mbeten një ekip me ekuilibër të mirë. Skuadrat angleze shkojnë në finale të sfilitura, këtë e di nga përvoja.
Pra, mund të arrijë Interi në fund?
Po, varet nëse trajneri dëshiron. Me skuadrën që ka Inzagi, ai mund të bëhet konkurrues. Nëse ai dëshiron të jetë konkurrues duhet edhe të tregojë se sa vlen.
PANORAMASPORT.AL