• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrugëtimi i Halandit nisi me Laçin, sonte norvegjezi do finalen e madhe

17/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erling Haland është sot 22 vjeç dhe konsidero het nga të gjithë një nga bishat e futbollit. Sulmuesi norvegjez i Mançester Sitit po thyen rekord pas rekordi në çdo kompeticion. Pa u ndalur gjatë te “bëmat” e tij në Premier Ligë, ai është protagonist absolut edhe në Ligën e Kampioneve, aty ku në 28 takime të luajtura me Salcburgun, Dortmundin e Sitin ka mundur të shënojë 35 gola.haland siti

Ende në moshën 22-vjeçare dhe duke luajtur vetëm sezonin e tij të katërt në Ligën e Kampioneve, sulmuesi norvegjez është që tani shënuesi i 19-të më i mirë në historinë e kompeticionit dhe ka lënë pas emra si Eto, Grizman, Kaka dhe Runi dhe tani ka në shënjestër Kavanin, Agueron dhe Del Pieron.

Por tifozët shqiptarë dhe veçanërisht ata të Laçit duhet ta mbajnë mend mirë sulmuesin norvegjez. Nëse jo po e sjellim në kujtesë. Ishte 26 korriku i vitit 2018, kur Haland shënonte golin e tij të parë në Kupat e Europës dhe këtë e bënte ndaj Laçit në Ligën e Europës.

Në turin e parë në Ligën e Europës, Laçi përballej me Molden e Norvegjisë. Në takimin e parë në vendin nordik, Laçi mundej 3-0 nga Molde, ku një nga golat e shënonte pikërisht Erling Haland.

I hedhur si titullar në fushë nga trajneri i Moldes, asokohe Ole Gunar Solskjaer, ai shënonte pas vetëm 7 minutash lojë nga pika e penalltisë. Ai nuk luajti në Laç në takimin e kthimit, por goli ndaj kurbinasve ishte i pari për të në Kupat e Europës. E i hapi rrugën një marshimi të frikshëm.

haland

Dhe tani pesë vjet më vonë dhe në një moshë fare të re ai është një nga sulmuesit më të fuqishëm në botë. Jo më kot ai është dhe lojtari më i vlefshëm në planet me një vlerë prej 200 milionë eurosh, po aq sa dhe Vinicius. Ndaj Viniciusit dhe Realit të Madridit do të përballet sonte në mbrëmje në kërkim të finales së tij të parë në Ligën e Kampioneve.

65656

PANORAMASPORT.AL


Next Post

Askush si Onana, portieri i Interit bëhet gardiani i vetëm këtë sezon që…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.