“Ëndrrave” për një biletë të fazës së grupeve të UEFA Champions League, të “demave të kuq” të Partizanit, tashmë është mbyllur në mënyrë përfundimtare, teksa mbrëmjen e sotme u mundën me rezultatin e pastër 2 me 0, nga bjellorusët e BATE Borisov, në ndeshjen e kthimit të fazës së parë kualifikuese të Champions-it.
Me këtë rezultat, “të kuqtë” zbresin në turin e dytë kualifikues të Conference League, ku përballë do të ketë një ekip jo të panjohur për ekipet shqiptare, siç janë dhe kampionët e Andorrës, Athletic Club d’Escalades, kundërshtar ky tepër i lehtë në “letër”, duke parë përbërjen dhe lojën që zhvillojnë “të kuqtë” e Zekiç.
Ndërkaq, kujtojmë se skuadra nga Andorra është ndeshur më parë me skuadrën e Teutës, në raundin e 2-të të fazës kualifikuese të Conference League, gjatë sezonit 2021/2022, ku fitues dolën “durrsakët” pasi përmbysën rezultatin e ndeshjes së parë, duke e mbyllur raundin me rezultatin 3 me 2. /i.m /abcnews.al