Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Rubin Hebaj largohet nga sauditët e Al Orobah pas vetëm 6 muajsh eksperiencë

GS 08/09/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi shkodran, Rubin Hebaj ka braktisur Al Orobah dhe është larguar nga Arabia Saudite pas vetëm 6 muajsh që kishte nëshkruar me klubin në fjalë.

26-vjeçari është zhvendosur në Tunizi ku u prezantua ditën e sotme, si lojtari më i ri i CS Sfaxien. Me klubin tunizian, Rubin Hebaj ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Në Superiore, sulmuesi ka mbajtur veshur fanellën e Vllaznisë, Partizanit dhe Teutës. Gjithashtu, Hebaj ka pasur aventura në Ukrainë, Slloveni, Uzbekistan dhe Maqedoninë e Veriut.

Teilen: