• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rubin Kazani luan baras me CSKA Moskën – Mirlind Daku gjen sërish rrugën e rrjetës

30/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rubin Kazani ka luajtur baras me rezultat 2-2 në udhëtim ndaj CSKA Moskës në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit rus.

Goli i parë për Rubinin ishte një kombinim mes dy shqiptarëve, pasi Mirlind Daku realizoi për 1-0 në minutën e 43-të, pas asistimit të Dardan Shabanhaxhajt.

Ekipi i Dakut eventualisht e gjeti edhe golin e dytë në pjesën e dytë duke avancuar me rezultat 2-0, por që në fund e lëshuan këtë epërsi duke arritur të marrin vetëm një pikë.

Për golin dhe paraqitjen e tij në këtë sfidë, Mirlind Daku u vlerësua si lojtari më i mirë në ekipin e tij nga Sofascore duke marrë notën 7.5.

Përveç golit të shënuar, Daku fitoi edhe gjashtë duele, pati një driblim, kompletoi tre topa të gjatë si dhe pati tri spastrime të topit brenda zonës së rrezikshme.

26-vjeçari tashmë ka shkuar në kuotën e 9 golave të shënuar pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, teksa ka edhe tri asistime.

Daku do të ketë mundësinë që të përmirësojë shifrat e tij gjatë vikendit të ardhshëm kur Rubin Kazani do të luajë sërish në udhëtim ndaj Dinamo Makhachkalas.

Next Post

Magani, motivim nën presion

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.