Friday, 10. April 2026
Sport

Rudgier tentoi ta frikësonte policin para El Clasico – pas ndeshjes ia dhuroi fanellën

GS 22/04/2024 1 Min. Lesezeit

Pak minuta përpara se të përballej me Barcelonën në El Clasico të dielën, Antonio Rudiger u përpoq të bënte shaka me një oficer policie në tunelin e Bernabeut.

Ndërsa lojtarët e Real Madridit po bënin rrugën e tyre përmes tunelit për në fushë, Rudiger u afrua tek oficeri përpara se të tentonte ta frikësonte atë, përcjell GazetaBlic Sport.

Oficeri, megjithatë, nuk u frikësua nga gjesti i lojtarit. Ai thjesht i buzëqeshi Rudigerit përpara se të kthehej në detyrat e tij.

Pas ndeshjes, Rudiger u kthye te polici dhe i ofroi fanellën e tij.

/GazetaBlic Sport

Teilen: