• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rudi Fëler: Hansi Flik nuk na la zgjidhje tjetër, brenda 3 javësh do të prezantohet trajneri i ri

12/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Gjermanisë do të kërkojë të kthejnë nderin në vend ndaj Francës, pas rezultateve negative të njëpasnjëshme. Rudi Fëler, në pozitën e drejtorit sportiv, dhe kapiteni Ilkai Gyndoan, janë prononcuar për media, aty ku çështjet e prekura nga 63-vjeçari rreth largimit të Flikut ishin ende “të nxehta”.Collage Maker-12-Sep-2023-03-26-PM-8140

SHKARKIMI- ”Të gjithë e dimë se detyra ime kryesore sapo mora postin e drejtorit sportiv përkon me mbështetjen e Flikut dhe kështu bëra, madje deri në orët e fundit para shkarkimit. Dështimi në Kupën e Botës mendoja se do të na shërbente si mësim i mirë në vazhdimësi, por rezultatet sërish munguan. Dukej sikur asgjë nuk funksiononte. Gjithsesi, respekti për Hansin nuk mbetet pas. Ai është një ‘top’ trajner tashmë, i uroj suksese në detyrat e tjera profesionale”, tha Fëler.

FRANCA- ”Francezët janë kombëtarja më e mirë në Europë për momentin, nuk kam asnjë diskutim. Shpejtësia e anësorëve në ekipin e Deshampit është e pabesueshme, pra do të jenë rrezik konstant. Elementi më pozitiv do të ishte reflektimi dhe këtë e pres prej lojtarëve tanë”.

TRAJNERI I RI- ”Tekniku vendës do të ishte i përkryer, marrë në konsideratë që do të luajmë Europianin përballë publikut tonë. Detyra kryesore jona është gjetja e trajnerit sa më shpejt. E shumta në harkun e tri javëve do të jetë e përfunduar si çështje. Ndryshimi i frymës mbetet jetik, sigurisht që kemi diskutuar disa emra”, shtoi ish-futbollisti i Gjermanisë në periudhën 1982-1994.

GRUPI- ”Niklas Fylkrug përfundimisht nuk do të jetë i gatshëm. Edhe pse u tha se ai mund të rikthehet nëse ia dilet në kohë mbi rikuperimin, riaftësimi nuk shkoi siç duhej dhe ja ku jemi. Kimish rrezikon të mos jetë i gatshëm, sikurse Zyle. Ata nuk ndodhen në formë të mirë fizike dhe nuk duam të rrezikojmë nëse nuk janë plotësisht gati”, përfundoi Rudi Fëler. Nëse i hedhim një sy bilancit mes Gjermanisë dhe Francës rezulton se “gjelat” kanë arritur të dalin fitues në 15 raste, kundrejt 10 fitoreve të “pancerave”, kurse 7 përballje janë ndarë në barazim.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Partizani përgatitet me mungesa ndaj Vllaznisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.