Wednesday, 4. March 2026
Sport

 Rudi Garcia thotë fjalët e para si trajner i Napolit: Do të vazhdoj të mbaj lart ngjyrat e kampionëve të Italisë

GS 16/06/2023 1 Min. Lesezeit

“Çfarë kënaqësie të “martohesh” me projektin e Napolit. Çfarë kënaqësie të kthehem në Itali. Jam i motivuar dhe ambicioz tani si kurrë më parë për të vazhduar të mbaj në majë ngjyrat e kampionëve të Italisë”.

Këto kanë qenë fjalët e para të Rudi Garcia në rrjetin e tij social si trajner i Napolit. Tekniku francez, i cili merr përsipër trashëgiminë e Luciano Spalletitt, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me opsion edhe për një sezon tjetër me skuadrën kampionë të Serie A./h.ll/abcnews.al

Teilen: