Polemika në rrjetet sociale me shënjestër ish-trajnerin për lojtarin e Atletico Madrid që ndali Yamal: Na duhej kundër Bosnjës
Ivan Gennaro Gattuso nuk është më trajner i Italisë, por polemikat post-Bosnjë nuk kanë përfunduar. Pas paraqitjes shumë të mirë të Matteo Ruggeri in Champions League, shumë tifozë “axurrë” kanë shpërthyer në rrjetet sociale, duke kërkuar “llogari” pse anësori i majtë i Atletico Madrid nuk u grumbullua për Play-off-in e Botërorit.
Populli i rrjeteve sociale nuk e ka falur trajnerin kalabrez, duke e quajtur një zgjedhje teknike “të çmendur”, sepse Ruggeri bëri gjëra të mëdha kundër talentit Yamal, ndërsa Italia u mbyt në Bosnjë, e kufizuar nga alternativa taktike të vlefshme.