Futbollistët e Kombëtares së Spanjës, Fabian Ruiz dhe Jesus Navas që u shpallën kampionë të Evropës, janë shpërblyer nga qyteti i tyre i lindjes.
Në fakt, dy lojtarët kanë marrë nga një shpërblim të pazakontë – 147.9 kilogramë domate. Mesfushori Ruiz, i cili ishte ndër më të dalluarit në suksesin e Spanjës në “Euro 2024” i ka marrë 83.2 kilogramë domate, ndërsa Navas është nderuar me 64.7 kilogramë domate.
ADVERTISEMENT
Në fakt, si Ruiz ashtu edhe Navas janë në qyteti Los Palacios y Villafranca, i cili është i vendosur në provicën e Sevillas dhe njihet për kultivimin e domateve.
Bazuar në traditën e këtij qyteti, në të cilin jetojnë rreth 35 mijë banor, në rast të suksesit të ndonjë sportisti, i cili shpallet kampion, atëherë ai ftohet në ceremoninë zyrtare për ta marrë shpërblimin e tij.
Secilit sportist i jepen aq kilogramë domate sa e ka peshën e trupit, ndërsa Ruiz dhe Navas nuk kanë hezituar aspak dhe me kënaqësinë më të madhe kanë marrë shpërblimin nga Bashkia e qyteti.
Madje, dy futbollistët janë xhiruar duke u nderuar me domate dhe kjo ngjarje e pazakontë është shumë e popullarizuar dhe shikuar në Spanjë.
Kombëtarja e Spanjës, të dielën e shkuar triumfoi 2:1 ndaj Anglisë në finale për t’u shpallur kampione e Evropës për herën e katërt.