Europiani i moshave deri në 19 vjeç uli siparin në RTSH Sport me finalen mes Spanjës dhe Holandës. Të besuarit e Peter van der Veen triumfuan në Bukuresht falë një autogoli të portierit të Valencia-s, Raul Jimenez, i cili nuk pati fat dhe dërgoi sferën në rrjetën e tij.
Falë këtij suksesi ekipi përfaqësues i Holandës fitoi për herë Europianin e moshave deri në 19 vjeç. Ky kompeticion erdhi për publikun shqiptar nëpërmjet rrjetit të Radio Televizonit Shqiptar.