Trajneri i Rumanisë, Edëard Iordanescu ka komentuar kualifikimin për në fazën e 16-shes të Euro 2024: “Këto janë gjëra që i përjetoni një herë në jetë. Faleminderit të gjithë tifozëve, që na bënë të ndihemi si në shtëpinë tonë në këto tri ndeshje, dhe ata në shtëpi në Rumani. Jam krenar që jam rumun. Mendoj se të gjithë janë krenarë”.
Për progresin e ekipit të tij: “Është e pabesueshme, shpresoj të vazhdoj kështu. Dua të përgëzoj lojtarët e mi, ne kemi gjetur sërish shpirtin tonë. Jemi kthyer edhe një herë, nuk dorëzohemi kurrë. Ne luajmë gjithmonë me zemër, inteligjencë dhe ekuilibër dhe kemi dhënë gjithçka për të fituar ndeshjen”.