• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rumenige beson te Interi: Zikaltrit favoritë, por defekti është te…

15/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Karl Hainc Rumenige ka analizuar merkaton e Interit dhe efektin e saj nga pozicioni i tij si anëtar i këshillit drejtues të Bajern Mynihut, por edhe si një ish-lojtar i zikaltërve, duke këshilluar skuadrën për titullin.

Rumenige

Për sa i përket merkatos, Pavar dhe Zomer mbërritën nga Bajern Mynihu. I bëtë të vuajnë për firmat?

Për Zomerin jo, por ne kishim një marrëveshje, donim të gjenim një çmim të drejtë. Pavar ishte shumë më i komplikuar sepse ne sinqerisht nuk donim ta shisnim në fillim. Pastaj Interi hyri duke ofruar një shumë të pranueshme dhe e shitëm se i skadonte kontrata dhe sepse ai insistoi t’i bashkohej Interit. Donte të luante në qendër, por nuk mundi te ne pasi ishin De Ligt, Upamekano dhe Kim. Në fund arritëm akordin me Interin, me mikun tim Marota dhe ishim të gjithë të lumtur.

A është goli i Turamit në derbi i ngjashëm me atë tuajin në derbi?

Një gol i mrekullueshëm, jam i lumtur që u krahasua, do të thotë që të dy ishin të mrekullueshëm për tifozët e Interit. Jam i lumtur për të, bëri mirë në Gjermani dhe po kalon një sezon të mirë.

Lautaro dhe Turam duket se shkojnë mirë bashkë…

Duket se ata po shkojnë mirë së bashku, po luajnë mirë. Lautaro gjithashtu shënoi rekordin prej 4 golave në një pjesë. Lautaro është lojtar i madh, Turam është ai që zëvendësoi Lukakun dhe po bën mirë.

A mund të garojë Interi si në Itali ashtu edhe në Europë?

Shpresoj se po, shpresoj që të arrijnë të fitojnë titullin. Kanë një ekip të mirë, por duhet të korrigjojnë pikët e humbura me ekipe të vogla si kundër Bolonjës. Duhet të fitohen disa ndeshje për të sjellë kampionatin në shtëpi, është defekt që duhet rikuperuar.

Një lojtar që ju pëlqen në Itali?

Janë shumë, por nuk do të përmend emra, përndryshe do të krijoj rrëmujë dhe nuk dua. Kampionati italian ka disa klube me emra të mëdhenj, por dihet që në Itali klubet kërkojnë shumë. Shpresoj të jetë një kampionat i mirë, duke shpresuar që më pas ta fitojë Interin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Laçi zbulon çfarë i thanë shokët e Sparta Pragës pas fitores ndaj Çekisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.