Karl-Hainc Rumenige zbarkoi në Mynih vetëm para pak muajsh, me kërkesën speciale të mikut dhe bashkëpunëtorit Uli Hënes.
Dobësitë në sezonin e shkuar nxorën në pah problemet të shumta në kontingjentin e kampionëve, aty ku shqetësimi më i madh vërtitej me numrin “9”. Edhe pse në media emri i Jan-Kristian Dresen është lakuar si personazhi që është marrë me trajtesën e transferimeve, prestigjiozja gjermane “Sport Bild” vendos në plan të parë një tjetër “aktor”, KarlHainc Rumenigen.
67-vjeçari ka si rol te kampionët pozitën e anëtarit, por mesa duket kjo përkon vetëm në letër, pasi ai ka marrë “frerët” e lëvizjeve në këtë dritare transferimesh. Duke nisur me sigurimin e futbollistit Kim, i cili ndodhej një hap larg Mançester Junajtidit, megjithatë bindja e legjendës gjermane i ndryshoi destinacionin mbrojtësit koreano-jugor. Nësei referohemi pikës kulmore, korrespondon me operacionin”Kejn”.
Negociatat me Presidentin e Totenhemit, Daniel Levi, vështrohen si tabu për çdo ekip që kërkon të marrë në gjirine tyre lojtar nga “gjelat”, megjithatë Karl-Hainc ia doli nëkufirin e 100 milionë eurove, ndryshe nga pretendimet elondinezëve, 116 milionë euro. Sipas kësaj analize nga “Sport Bild”, Rumenige i shtron “tapetin” e finalizimit të marrëveshjeve shefit Jan-Kristian Dresen, ky i fundit vetëm safirmos dhe reklamohet përpara mediave, pasi protagonisti i vërtetë punon në vijën e dytë.
PANORAMASPORT.AL