• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rumenige “thikë pas shpine” veteranëve, harron Mylerin dhe Nojerin: Kejni na shpëton

24/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajern Mynih arriti të “thy ente” arkën e kursimeve në tregun aktual, duke depozituar 100 milionë euro në financat e Totenhemit rreth sigurimit të bomberit anglez Herri Kejn.

Rumenige

Mungesa e “pykës” në majë të sulmit bëri që bordi i bavarezëve të mos kishte alternativë tjetër serioze për të mbushur hendekun e lënë bosh prej largimit të Robert Levandovskit drejt Barcelonës. Nga “gërmimet” e prestigjiozes gjermane “Sport Bild” rezultoi se pikërisht Karl-Hainc Rumenige ka luajtur rol deciziv në mbylljen e operacionit “Kejn”. Por deklarata e 67-vjeçarit së fundmi me shumë gjasa ka për të trazuar ambientin në Mynih.

KRITIKAT E RUMENIGES-“Bajer ni nuk ka qenë vetvetja në etapat e fundit. Klubit i ka munguar roli i udhëheqësit dhe shpresoj se mbërritja e Kejnit do të jetë guri i duhur për ta përmbyllur këtë trend. Nuk kemi nevojë që disa të aktrojnë si shefa në fushë, por të jetë të tillë. Herri e ka dëshmuar tek Totenhemi se është i aftë jo vetëm në konkretizimin e rasteve, por edhe ruajtjen e balancave në fushë dhe motivimin e ekipit, pavarësisht rrethanave. Mjafton t’i hedhim një sy takimit me Verderin, ndonëse 30-vjeçari anglez luajti ndeshjen e parë si titullar, sërish demonstroi karakterin luftarak dhe i dha temp edhe pjesë tjetër. Jam i bindur se me kalimin e takimeve shtirja e Herrit do të ketë përmasa më të gjerë në funksion të grupit dhe mbizotërimin e frymës pozitive”, përfundoi me tone të qarta anëtari i kampionëve të Bundesligës në mikrofonat e “Sport Bild”.

“VIKTIMAT”- Frazat e mësipërme nga Rumenige, edhe pse në mënyrë indirekte, janë goditje për Tomas Mylerin, Manuel Nojerin, Joshua Kimish apo Leon Goreckën. Personazhet e mësipërme janë prezentë në Mynih për një kohë relativisht të gjatë, e teksa Myler konsiderohet më të drejtë si beniamini i tifozëve, duke fituar çdo trofe të mundshëm dhe duke ndërruar “partneritet” me bomberë të ndryshëm në fazën ofensive, si Mario Gomez, Mario Manzukiç e Robert Levandovski, ndonëse për Karl-Hainc nuk përbëjnë ndonjë domethënie. Me interes prite reagimi i “të goditurve” nga sulmet e tërthorta të legjendës gjermane.

SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Talenti me të ardhme të ndritur largohet nga Gjilani, i bashkohet klubit nga Tirana

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.