Akordi i arritur gjatë verës mes Shtutgart dhe Newcastle United për transferimin e Nick Woltemade për shifrën e 90 milionë eurove nuk ka asnjë logjikë sipas anëtarit të bordit mbikqyrës të Bayern-it, Karl-Heinz Rummenigge.
“Secili prej nesh duhet të ketë opinionin e vet origjinal, vetëm kështu mund të jesh i besueshëm. Ju them se kur unë së bashku me
Uli-n, Herbert Hainer-in, Jan Dreesen-in dhe Max Eberl-in u njohëm me pretendimet e Shtutgartit pasi mësoi për interesin që kishim në drejtim të Woltemade-s menduam: ‘Zotrinj, po shkojmë në nivele të papranueshme’”, tha Rummenigge.
“Ne nuk mund të bënim të lumtur të gjithë, kërkesa ishte e tepërt. Nuk mund të lumturonim financierin e Shtutgartit. Tani që u mbyll kjo histori nuk më mbetet gjë tjetër veç të them se i bëj komplimentet e mia ekipit të Shtutgartit, të cilët gjetën një idiot, i cili pagoi kaq shumë euro për lojtarin, të cilin ne nuk do ta kishim blerë kurrë me atë çmim”, tha anëtari i bordit mbikqyrës të Bayern-it.