• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rummenigge rikthehet te Bayern Munich

30/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern Munich ka njoftuar se Karl-Heinz Rummenigge është rikthyer sërish në bordin drejtues të klubit.

Përmes një komunikatë të lëshuar në rrejtet sociale, Bavarezët bënë të ditur se legjenda e tyre sërish do të ndihmojë klubin në pjesën administrative.

“Në mbledhjen e rregullt këtë të martë, Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e FC Bayern München AG emëroi Karl-Heinz Rummenigge si anëtar të ri të Bordit Mbikëqyrës të FC Bayern München AG”, thuhet në njoftimin e tyre.

Herbert Hainer, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të FC Bayern ka deklaruar: “Jemi të lumtur që kemi Karl-Heinz Rummenigge si anëtar të Bordit tonë Mbikëqyrës. Ai është një nga personalitetet më të mëdha në historinë e klubit tonë, të gjithë i dinë meritat e tij. Përvoja e tij, ekspertiza dhe rrjeti i tij ndërkombëtar do të na ndihmojnë jashtëzakonisht në mënyrë që FC Bayern të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen”.

Karl-Heinz Rummenigge në anën tjetër tha: “Do të doja të falënderoja bordin mbikëqyrës për besimin e tyre dhe mezi pres të mbështes FC Bayern. Unë isha shumë me fat dhe i nderuar që festova shumë suksese me këtë klub, kështu që jam i lumtur që përmbush kërkesën e bordit të drejtorëve”.

Midis 1974 dhe 1984, Rummenigge fitoi Kupën Evropiane, Kampionatin Gjerman dhe Kupën DFB, si dhe Kupën Ndërkontinentale dhe Superkupën e DFB dy herë si lojtar i Bayern Munichut. Në vitin 1991 ai u kthye te kampionët si Zëvendës President dhe drejtoi Bayern Munichun nga 2002 deri në korrik 2021 si Kryetar i Bordit. Gjatë kësaj kohe, klubi festoi tripletën në 2013 dhe vitin historik të gjashtë titujve në 2020./ h.ll/abcnews.al

ℹ Rückkehr zum #FCBayern: Karl-Heinz Rummenigge in den Aufsichtsrat berufen.

— FC Bayern München (@FCBayern) May 30, 2023

Të ngjashme

Rummenigge për skandalin e Barçës: Nuk jam i befasuar, ishte një ndjenjë e çuditshme sa herë që Bayern luante në Spanjë

Rummenigge për skandalin e Barçës: Nuk jam i befasuar, ishte një ndjenjë e çuditshme sa herë që Bayern luante në Spanjë

Rummenigge  vendos Dembelen në orbitën e Bayernit

Rummenigge vendos Dembelen në orbitën e Bayernit

Bayerni dëshiron shërbimet e Rudiger, çfarë mendon Rummenigge?

Bayerni dëshiron shërbimet e Rudiger, çfarë mendon Rummenigge?











Next Post

Si Potter e paralajmëroi presidentin!?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.