Sunday, 10. May 2026
Sport

Rushiti: Vesa Krasniqi është dhe do të jetë promotori i ekipit tonë 

GS 14/07/2024 1 Min. Lesezeit

Njëra ndër basketbollistet më të mira dhe ndër më meritoret për sukseset e KB Junior 06 deri më sot, Vesa Krasniqi, do ta vazhdojë karrierën me klubin e saj edhe në Superligën e femrave.

“Pa dyshim, Vesa është dhe do të jetë promotori i ekipit tonë.

Me këtë basketbolliste ne fituam shumë trofe: tituj kampioni e kupën e Kosovës.

Ajo ka qenë fantastike sidomos në pozitën 3 dhe 4.

Përvoja e saj shumëvjeçare në Ligën e parë, por edhe në Superligë, pa anashkaluar prurjet e reja, do të ndikojë që ne të hyjmë në edicionin e ri në nivel të ekipeve elitare dhe të trofeshme të Kosovës”, ka thënë drejtori sportiv i KB Junior 06, Erlind Rushiti.

Teilen: