Thursday, 12. February 2026
Formula 1

Russell kokë me kokë me Verstappen

GS 09/06/2024 1 Min. Lesezeit

Për herë të parë në këtë sezon të Formula 1, një makinë Mercedes ka fituar pole position në provat zyrtare.

Në pistën e Kanadasë, ishte piloti anglez, George Russell i cili regjistroi kohën më të shpejtë, 1:12:000 dhe do të niset i pari në garën e së dielës.

I dyti u rendit kampioni i botës në fuqi, Max Vertstappen. Holandezi i Red Bull regjistroi kohë të njëjtë me Russell, 1:12:000.

Vendi i tretë për pilotin e McLaren, Lando Norris. Zhgënjim për Ferrarin, teksa Charles Leclerc dhe Carlos Sainz do të nisen respektivisht nga vendet 11 dhe 12.

Teilen: