• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rydiger: Gjermania duhet të marrë leksione nga Reali për të fituar Europianin

06/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Antonio Rydiger po përjeton kulmin e karrierës, teksa po shijojnë sukseset e njëpasnjëshme me klubin e Real Madridit.1236584420.0Ai është kthyer në lojtar titullar në formacionin e madrilenëve, ndërsa ka luajtur rol protagonisti, jo vetëm në pastrimin e zonës, por edhe në përfshirje golash. Së fundmi lojtari 31-vjeçar ka folur nga grumbullimi me Gjermaninë, ndërsa ka habitur jo pak me rrëfimin e momentit më të rëndësishëm si profesionist.

MOMENTI KULMINANT – “Është e vërtetë se kam fituar shumë tituj në karrierë dhe për këtë ndihem tej mase krenarë. Ne sapo u shpallëm kampionë në Champions, sikurse në La Liga, por triumfi në Kupën e Konfederatave në vitin 2017 do të jetë gjithmonë special”, tha Rydiger.

SHANSET PËR EUROPIANIN – “Të gjithë e kemi misionin e qartë në kokën tonë, fitimin e Kampionatit Europian. Fillimisht duhet ta mbyllim sa më pozitive miqësoren kundër Greqisë dhe më pas fokusohemi totalisht në kompeticionin madhor. Ne duhet të marrim leksione nga Real Madridi për të fituar Europianin. Trajneri Nagelsman ma ka pohuar që në fillim të marrjes së detyrës së unë do të jem lideri i prapavijës. Më pëlqen të kem përgjegjësi”.

RIKTHIMI I KROS – “Të gjithë ishim pak skeptikë kur morëm vesh se Kros do të ishte sërish pjesë e kontingjentit të Gjermanisë, pas mungesës së gjatë. Por ai e vërtetoi që në takimin me Francën se është në lartësinë e duhur për të bërë diferencën. Lider në mesfushë, ndihmon shokët e ekipit në pozicionim dhe krijon hapësira në zona të ngushta. E konsideroj veten me fat që kam ndarë fushën me Tonin. Tashmë kemi edhe një detyrë, suksesin në Kampionatin Europian”, përfundoi shtatlarti Antonio Rydiger.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Calafiori: Spalletti nuk e ka vendosur listën, shpresoj të më marrë!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.