Lajme të mira në kampin e Barcelonës sa i përket gjendjes së Gavit.
Mesfushori spanjoll u largua nga fusha në ndeshjen e djeshme ndaj Elches, pasi ndjeu dhimbje në gjurin e djathtë, duke shkaktuar shqetësim te stafi katalanas.
Megjithatë, kontrollet mjekësore të kryera në mëngjesin e sotëm kanë përjashtuar probleme më serioze, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.
Barcelona ka bërë të ditur se lojtari e ka pësuar vetëm një goditje në gjurin e djathtë.
Pra, nuk ka asnjë lëndim të rëndë dhe Gavi pritet të rikthehet së shpejti në stërvitje me skuadrën.
Ky është një lajm veçanërisht pozitiv për trajnerin Hansi Flick, i cili mund të marrë frymë i lehtësuar pas frikës së parë që e shkaktoi dëmtimi.
Koha e saktë e rikthimit do të vlerësohet gjatë ditëve në vijim, por mungesa e mesfushorit pritet të jetë e shkurtër.