• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sa shanse ka Shqipëria përballë Spanjës? Specialistët optimistë: Çfarë duhet të bëjnë kuqezinjtë kundër iberikëve

22/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Pas dy përballjeve emocionuese, atë me Italinë dhe Kroacinë, Kombëtarja Shqiptare do ketë kësaj here një tjetër rival me kualitetet të larta siç është Spanja, sfidë kjo, që luhet të hënën, më 24 qershor në Gjermani.

Por sa shanse ka Kombëtarja e Shqipërisë përballë ibrikëve të bëjë surprizën? Menaxheri i futbollit në Kroaci, Besnik Prenga, në lidhje live me emisionin “Sport Center” në ABC News, tha se kuqezinjtë përballë Spanjës duhet të luajnë më fort seç luajtën me Kroacinë.

Sipas tij, ekipi kundërshtar njihet për filozofinë e lojës në qarkullimin e shpejtë të topit dhe kundërsulmet e befasishme dhe në këtë kuadër do duhet të mbrojmë, por dhe të zbresim me kundërsulme.

Ai theksoi se Spanja nuk do ta ulë ritmin e dy ndeshjeve të mëparshme, me Italinë dhe Kroacinë.

“Më shumë agresiviteti më shumë forcë. Duhet të luajmë më mirë se me Kroacinë. Në ndeshjen kundër Spanjës, luajmë ndaj një ekipi, i cili është një ndër ekipet më të forta në Evropë. Nuk besoj se Spanja do ta ulte ritmin kundër nesh. Nuk besoj se loja spanjolle do jetë më e dobët se ndeshjet e tjera, por megjithëse sigurimi i 6 pikëve bën punën e vet, por ne duhet të punojmë dhe të luftojmë të gjithë. Të përpiqemi të mbajmë topin sa më shumë, por ne duhet të jemi më të koncentruar, por duhet të kemi edhe fatin me vete, që të gëzohemi dhe të kalojmë për më tej”, tha ai.

Specialisti i futbollit, Bashkim Delia, shprehet optimist në përballjen e së hënës, ndërsa thotë se me luftë sportive dhe kryerjen e detyrave me rigorozitet, djemtë e kombëtares mund të dalin me ballin lart kundër iberikëve.

Ai theksoi se trajneri duhet të bëjë  disa ndryshime në formacion, sepse ka disa lojtarë, të cilët kanë shpenzuar shumë energji në dy sfidat e fundit.

“Ne mund ta përballojmë Spanjën vetëm në një luftë sportive, deri në rraskapitje. Nëse këto elementë do bëhen të hënën, atëherë lojtarët duhet të bëjnë maksimumin. Trajneri duhet të bëjë disa ndryshime, sepse disa lojtarët kanë shpenzuar energji. Ne treguam vlera në fushën. Spanja nuk do bëjë më luftë për të marrë një tre pikësh, sepse vendin e parë e ka siguruar. Besoj se nuk do bëjnë një luftë siç bëri me Italinë dhe mund të kemi më pak presion. Nëse do kemi besim dhe do zbatojmë me përpikëri detyrat, mund ta kalojmë dhe Spanjën”, tha ai./abcnews.al

Next Post

“Përballja me Kroacinë do të jetë diçka tjetër”, Buffon: Flasim ndryshe pas ndeshjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.