Wednesday, 28. January 2026
Sport

Sabalenka në gjysmëfinale, gati të mbrojë titullin në Australian Open

GS 28/01/2026 1 Min. Lesezeit

Tenistja më e mirë e botës, Aryna Sabalenka, ka avancuar në gjysmëfinalen e Grandslam-it “Australian Open”, që po mbahet në Melbourne. Ajo, në cerekfinale, u tregua më e mirë se amerikania, Iva Jovic, të cilën e mposhti 2 me 0 në seta, 6 me 1 në të parin dhe 6 me 0 në të dytin.

Bjellorusja do të përballet në gjysmëfinale me numrin 12 të botës, Elina Svitolina nga Ukraina, ndaj të cilës, në gjashtë ndeshjet e fundit ka rrëmbyer pesë fitore.

Interesante do të jetë gjysmëfinalja e dytë, ku amerikania Jessica Pegula, do të ndeshet me Elena Rybakina nga Kazakistani. Njëra dhe tjetra fituan nga 3 meçe në gjashtë meçet e fundit mes vete.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen të enjten. Përballja hapëse do të jetë ajo mes Sabalenkës dhe Svitolinës me fillim nga ora 9 e 30 ndërsa gjysmëfinalja e dytë nis në 10 e 40, sipas kohës lokale në Kosovë.

Teilen: