Saturday, 2. May 2026
Sport

Sabonis largohet nga kombëtarja e Lituanisë

GS 23/06/2024 1 Min. Lesezeit

Selektori i kombëtares së basketbollit të Lituanisë, Kazys Maksvytis, ka bërë të ditur se njëri nga yjet e parë të kombëtares,

Domantas Sabonis është larguar nga kampi stërvitor i kombëtares.

Lituaninë e pret ndeshja miqësore me ekipin slloven dhe në atë ndeshje do të jetë pa basketbollistin e Sacramento Kings.

Ajo që mund t’i gëzojë tifozët është se bëhet fjalë për angazhime e tija private dhe se Sabonis do të rikthehet së shpejti.

“U stërvit mirë, është në formë të mirë, thjesht nuk do të jetë me ne për disa ditë”, Maskvitis.

Teilen: