Në çdo sport gjenerata e sakrificës ka dhënë atomin e fundit si në mbarëvajtjen e garave, si brenda fushës së lojës në rezistencë ndaj okupatorit serb.
Një fotografi e rrallë e viteve të 90-ta në fushën e 2 Korrikut të Prishtinës, veprimtarët e shquar të futbollit kuvendojnë mes vete!
Sabri Hashani, ish kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Afrim Abazi, ish kryetar i KF Ferizajt, Zahir Shabani, donator i gjeneratës së sakrificës dhe ish boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës së kapitenit Xhevdet Peci dhe Gani Heta, ish kryetar i KF Ferizajt.
Një foto sa një mijë fjalë, në kohërat më të vështira kur i rezistuan regjimit serb.
Të lartpërmendurit janë në një ndeshje të futbollit në vitet e 90-ta.
Këta protagonistë nuk u ndalën asnjëherë në vitet e 90-ta.