• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sacchi: Futbolli italian ka dy probleme, paratë dhe taktikën

03/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arrigo Sacchi, një nga legjendat e shkollës italiane të trajningut thekson se futbolli italian në këtë moment ka dy probleme thelbësore që sipas tij janë paratë dhe taktika.

Sacchi, shprehet se futbolli italian duhet t’i besojë më shumë të rinjve ndërsa shtoi se është i zhgënjyer pasi edhe në këtë sezon Serie A është mbushur me lojtarë të huaj.

“Duke ndjekur olimpiadën ajo që më vjen natyrshëm për të thënë është se atletët tonë janë dukshëm më superiorë se futbollistët. Kemi tetë vite që nuk shkojmë në Botëror dhe kjo do të thotë se ka një problem.

Unë nuk mbaj mend prej sa kohësh në futbollin italian nuk iu besohet më të rinjve, shoh gazetat dhe kuptoj se edhe këtë sezon Serie A do të jetë e mbushur me të huaj. Nëse mendoni se kjo është rruga e duhur atëherë vazhdoni… Unë mendoj se duhet të ndjekim një tjetër rrugë.

Duhet të zgjohemi, futbolli italian ka dy probleme të mëdha, paratë dhe taktikën. Nëse kërkon të arrish larg duke shpenzuar pak, atëherë ka vetëm një mënyrë, të përqendrohesh te loja e bukur, shpirti i garës dhe motivimi. Kombëtarja në Europian e tregoi se duhet të nisim të mendojmë për ide të reja”, u shpreh Sacchi.

Next Post

Redon Xhixha e nis me gol sezonin e ri në Azerbajxhan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.