• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sacchi “kundër” Fonseca: Do të kisha prefuar një djalosh të ri, perfekti është Roberto De Zerbi

31/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se është vetëm një hap larg zyrtarizimit si trajneri i ri i Milan, portugezi Paulo Fonseca është një zgjedhje që nuk i pëlqen aspak legjendës së “Djajve” të Milanos, Arrigo Sacchi, i cili gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat ka treguar një alternativë tjetër më “të denjë”, sipas tij për stolin e “Kuqezinjve”.

Bëhet fjalë për teknikun, Roberto De Zerbi, me italianin, i cili ka shkëlqyer në drejtimin e “Pulëbardhave” të Brighton dhe gjatë fjalës së tij, Sacchi fillimisht theksoi se nuk e kishte menduar në asnjë moment portugezin Fonseca, si pasardhës i Pioli, në stolin e Milan.

“Fonseca-n e kisha harruar pak këto vitet e fundit dhe nuk e kam ndjekur shumë, ndaj nuk dua të futem në detaje. Shpresoj që Milani të ketë një strategji të mirëmenduar, por Fonseca nuk është një nga ata emra që e kisha menduar për “Kuqezinjtë”. Do të kisha preferuar De Zerbi.

Një djalosh që ka bërë mirë në çdo skuadër, mendoj se do të ishte trajneri ideal për Milan. Unë them se De Zerbi është një nga më të mirët në qarkullim, e njoh prej vitesh. Madje, e pëlqeja aq shumë sa isha unë që ia sugjerova drejtuesve të Sassuolo para pesë vitesh”,- u shpreh Sacchi. /i.m /abcnews.al

Next Post

Roberto Carlos: Ancelotti, shembulli që duhet ndjekur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.