• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sacchi: Ky trajner është enciklopedia e futbollit

14/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atalanta po përgatitet për finalen e Superkupës së Europës kundër Real Madridit. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi ka shprehur mendimin e tij për Gian Piero Gasperini, trajneri i bergamaskëve:

“Vitet e fundit, në krye të një skuadre si Atalanta, që nuk ka qenë kurrë ndër më të mëdhenjtë e kampionatit tonë, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme. E admiroj agresivitetin e tij, i cili në mënyrë të pashmangshme përfshin edhe rreziqe.

Epo, shpesh, duke luajtur në atë mënyrë, lojtarët e tij e gjejnë veten përballë kundërshtarëve një kundër një. Kjo do të thotë se trajneri ka guxim dhe arrin t’ia transmetojë ta gjitha ekipit. Nëse dikush ka guxim, do të thotë se ka njohuri, sepse vetëm përmes njohurive mund t’i kapërceni vështirësitë”.

Ish-trajneri i Milanit më pas u fokusua te Carlo Ancelotti, ish-lojtari i tij te kuqezinjtë: “Unë them gjithmonë se Carletto është një enciklopedi e futbollit. Për të ky sport, ky mjedis, kjo botë nuk kanë sekrete. Ai di gjithçka, di si ta shfrytëzojë sa më shumë përvojën e tij të madhe.

Carlo arrin të menaxhojë shumë kampionë të nivelit të lartë dhe gjithmonë merr përgjigje të rëndësishme prej tyre. Shihni se si sulmuesit e Real Madridit kthehen në mbrojtje për të ndihmuar bashkëlojtarët e tyre. Kush mendoni se i bindi ata? Patjetër Ancelotti. Ai e di që fiton kolektivi dhe se individi duhet të vihet në dispozicion të të tjerëve”.

Next Post

Hendbollistet e reja të Kosovës humbin ndeshjen e parë në Botëror

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.