• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sacchi: Mentaliteti i Napolit në kupat europiane nuk është si ai i Interit

13/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arrigo Sacchi, ekspert i njohur i futbollit italian, pasi komentoi disfatën e Napolit ndaj Barcelonës, theksoi gjithashtu se skuadra e kaltër nuk ka mentalitetin europian për t’u përballur me ekipe të nivelit të lartë.

“Edhe pse Barcelona është një ekip plot me të rinj, me pak përvojë ndërkombëtare, dominoi fushën ndaj Napolit. Në fund u kualifikua skuadra më e fortë dhe ajo që luajti më mirë në të dyja ndeshjet.

Më vjen shumë keq për Napolin, i cili sezonin e kaluar arriti një sukses të vërtetë duke fituar titullin e Serie A.

Skuadra e Calzonas shfaqi pasiguri në mbrojtje, ku shpesh kapej në befasi, sepse linja nuk ishte e organizuar dhe e pozicionuar mirë.

Atletico Madrid-Inter? Kam besim, sepse zikaltërit janë fizikisht mirë, luajnë futboll të shkëlqyer dhe kanë përvojën e nevojshme për t’u përballur me ekipe të mëdha.

Megjithatë dua t’i paralajmëroj, sepse e njoh mirë mjedisin e Atleticos. Tifozët atje janë shumë të apasionuar, e shtyjnë ekipin përpara, e mbështesin fort. Ky mund të jetë problem për Interin”, përfundoi ai.

Next Post

Simone Inzaghi dëshiron që Interi të fitojë Serie A dhe Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.