Tuesday, 17. March 2026
Sport

Sadiku mëson kundërshtaren, bokson të shtunën në Olimpiadë

GS 25/07/2024 1 Min. Lesezeit

Pas xhudistëve edhe boksierja Donjeta Sadiku ka mësuar kundërshtaren e parë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Në shortin e tërhequr të enjten mbrëma, është përcaktuar që Sadiku të boksoj kundër garueses nga Tajlanda, Thamanaya Somnuek, në raundin e parë të kategorisë deri 60 kilogramë.

Meçi mes Sadikut dhe Somnuek, do të zhvillohet të shtunën mbrëma prej orës 21:00.

Sadiku është kualifikuar me normë olimpike në këtë ngjarje që mbahet në Paris, ndërsa kjo do të jetë paraqitja e saj e dytë në Lojërat Olimpike

Teilen: