• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sadiku në merkato, sulmuesi i Kombëtares drejt transferimit te rivalët për titull

17/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Sadiku pritet që të ndryshojë skuadër por jo kampionat. Sulmuesi nga Elbasani doli nënkampion sezonin e shkuar me Mohun Bagan, por gjatë kësaj dritareje verore me gjasa do të nisë një aventurë të re. Mediat në Indi raportojnë se 33-vjecari ka arritur akordin me klubin e Goa e shumë shpejt do të nënshkruajë një kontratë 2-vjecare.

Edicionin e shkuar, sulmuesi mori dy trofe me Mohun Bagan, duke qenë një element I rëndësishëm për skuadrën, ndonëse u mund në finalen e madhe të titullit në fazën play-off. Sezonin e shkuar Sadiku shënoi 8 gola në kampionatin e rregullt, paraqitje që kanë bindur drejtuesit e Goa për t’i bërë një ofertë që e ka bindur sulmuesin për të ndryshuar ambient.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë ka ndryshuar më shumë se 15 skuadra gjatë karrierës së tij, por duket se në Indi ka gjetur një habitat të përshtatshëm e do të vijojë karrierën atje.

Me përfaqësuesen Sadiku ka luajtur 38 ndeshje e ka shënuar 12 gola, ndër të cilët veçohet ai në Euro2016 ndaj Rumanisë, që është dhe goli i parë i Shqipërisë në një kampionat Evropian./ss

Next Post

Talenti francez përfundon te Manchester United

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.