Sunday, 1. February 2026
Sport

Sadiku nuk ka të ndalur në Indi

GS 15/12/2023 1 Min. Lesezeit

Armando Sadiku vazhdon që të jetë një nga lojtarët kyç në Indi me fanellën e Mohun Bagan.

Në ndeshjen që skuadra e tij po luan momentalisht dhe po fiton me rezultatin 1-2 përballë North East Utd, Sadiku është shfaqur protagonist në një nga golat.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka asistuar në golin e dytë që ekipi i tij ka shënuar.

Pasi mori një krosim mjaft të bukur, Sadiku ‘fluturoi’ duke goditur topin me kokë dhe duke e pasuar tek Cummings, me këtë të fundit që tundi rrjetën.

Teilen: