Wednesday, 29. April 2026
Sport

Sadiku po kërkohet nga një skuadër e Superligës së Turqisë

GS 25/01/2024 1 Min. Lesezeit

Loret Sadiku pritet të largohet nga elita e futbollit suedez për të vazhduar në Superligën e Turqisë.

Mesfushori defensiv pritet që nga Hammarby të transferohet te Kasimpasha, që po kërkon shërbimet e 32-vjeçarit.

Kështu ka shkruar mediumi suedez “Aftonbladet” të enjten.

Sadiku në fakt ka luajtur më parë për Kasimpashan, para se të transferohej te Hammarby në vitin 2022.

Në sezonin e vitit të kaluar, Sadiku zhvilloi 29 ndeshje, ndërsa pati një gol të shënuar e pesë asistime.

Kasimpasha është në vendin e tetë në Superligën e Turqisë.

 

Teilen: