• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sadio Mane blen klubin francez! Afron në skuadër sulmuesin e Senegalit

26/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sadio Mane ka bërë një lëvizje të papritur, sulmuesi senegalez, i cili aktualisht luan në Arabinë Saudite te Al Nassr, tani është kthyer edhe në pronar të një klubi futbolli, ndonëse nuk ka ndër mend që të varë këpucët në gozhdë në një të ardhme të afërt.

394904000_3179325882211959_583024674330911511_n

Mediat franceze kanë zbuluar se ai është bërë pronari i skuadrës së kategorisë së katërt në Francë, “Bourges Foot 18”, të qytetit të vogël të Burzh me rreth 65 mijë banorë, ku vetëm 300 ndjekin mesatarisht ndeshjet e skuadrës së krijuar në vitin 2021 pas bashkimit të dy ekipeve rajonale.

Mane njeh kryetarin e bashkisë së Burzh dhe ky i fundit e ka bindur të blejë klubin dhe të investojë në të, bashkë me biznesmenë me origjinë senegaleze që do i bashkohen projektit.

Hapi i parë ka qenë nënshkrimi një kontratë me Musa Konate. Ky i fundit ka luajtur në nivele të larta në futbollin europian, mes të cilave edhe me Xhenoan, si dhe ka qenë sulmuesi i Senegalit, duke treguar talentin e tij edhe në Botërorin e vitit 2018 në Rusi.

76137349-53888121

Tanimë, do të duhet të ndryshojë fatin e skuadrës së vogël, pasi aktualisht, klubi i blerë nga Mane gjendet në zonën e ftohtë dhe rrezikon rënien në kategorinë e pestë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Befasi e madhe, Costa po transferohet të gjiganti nga Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.