Sadio Mane dhe Joao Cancelo, dy lojtarët e Bayern Munich, duket se gjatë afatit të verës do të largohen nga Bundelsiga.
Sky Sport raporton se kjo dyshe nuk do të kenë të ardhme në Gjermani dhe pritet që të largohen nga kampioni aktual i Bundesligas, shkruan Lajmi.net
Sadio Mane u transferua nga Liverpooli, por nuk arriti të ambientohet dhe tashmë shumë oferta kanë “vërshuar” lojtarin nga Senegali.
Kurse, mbrojtësi i krahut nga Portugalia, Cancelo do të rikthehet në Manchester City – pasi është vetëm në formë huazimi.
Kjo dyshe janë afër të fitojnë titullin e parë me Bayernin, nëse kjo e fundit triumfon në Bundesliga në fund të këtij sezoni./Lajmi.net/
🚨 BREAKING 🚨
Reports from Sky Germany suggest that Sadio Mane and Joao Cancelo do not have long-term futures at Bayern Munich and are not expected to stay beyond this summer! pic.twitter.com/y5TILCuwLQ
— Football Daily (@footballdaily) May 16, 2023