Kjo merkato ka qenë, është dhe do të jetë shumë e nxehtë, pasi shumë transferime të bujshme janë realizuar deri më tani. Të gjithë vëmendjen në fakt e ka marrë kampionati saudit, pasi klubet vendase kanë transferuar lojtarë të kalibrit të lartë nga Europa.
Tashmë duket se radhën e ka Sadio Mane. Sulmuesi i Bayern Munich nuk është ndjerë si në shtëpi te bavarezët dhe përshtypjet e para janë se ai ka vendosur të largohet.
Kjo gjë faktohet pasi ai ka pranuar të futet në negociata me klubin saudit të Al Nassr, aty ku luan Cristiano Ronaldo dhe Marcelo Brozovic.
Në fakt, senegalezi dëshironte të qëndronte te Bayern për të provuar veten e tij, por klubi është duke e shtyrë që të largohet. Tashmë, ish-lojtari i Liverpool e konsideron seriozisht largimin, dhe hapat e parë janë hedhur./h.ll/abcnews.al
Sadio Mané has accepted to negotiate terms of his move to Saudi league — Al Nassr, working to get it done 🟡🔵🇸🇦
Mané wanted to stay but Bayern are pushing to find a solution & part ways.
Sadio now seriously considering Saudi, he will negotiate contract terms with Al Nassr. pic.twitter.com/eCrgZ2OSIv
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 21, 2023