• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sahin “bllokon” merkaton e “gjigantëve”: Fullkrug, pjesë e skemave të mia

23/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pak ditë më parë “Djajtë” e Milan siguruan shërbimet e “bomberit” spanjoll Alvaro Morata, me “Djajtë” që paguan në mënyrë të papritur klauzolën e tij, duke lënë “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, pa një sulmues pykë.

Në tilla rrethana “gjigantët” e Madridit kanë nisur menjëherë punën për zëvendeësimin e spanjollit dhe në listën e tyre të dëshirave është edhe objektivi kryesor i Milan, sulmuesi gjerman, Niclas Fullkrug, i cili pëlqehet shumë edhe nga tekniku Diego Simone.

Për kartonin e tij, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kërkojnë plot 25 milionë euro, shifër që nuk përbën aspak problem për “Bardhekuqtë”, teksa një transferim i Fullkrug në “Metropolitano”, mund të konsiderohej edhe si një “hakmarrje”, pas kalimit të Morata në Serie A.

Mirëpo, duket se planet e “gjigantëve” të Evropës i ka prishur tekniku Nuri Sahin, me 35-vjeçarin turk, i cili është shprehur këtë të martë, se Fullkrug, së bashku me Serhou Guirassy bëjnë një sulm fantastik dhe se kërkon të ketë skuadrën më të mirë të mundshme për sezonin e parë në “Signal Iduna Park”, si trajner.

“Fullkrug dhe Guriassy luajnë një rol shumë të madh në skemat e mia sa i përket sulmit.

Fullkrug e di se çfarë konsiderate kam për të. Ne ishim shokë skuadre te Ëerder Bremen. Ai ka respektin maksimal nga ana ime, pa llogaritur këtu që ne duam të kemi skuadrën më të mirë të mundshme për sezonin e ardhshëm”,- u shpreh Sahin, duke lënë të nënkuptohet se gjermani nuk është në shitje. /i.m /abcnews.al

Next Post

Emërllahu humb penalltinë, Ballkani nuk ia del të fitojë ndaj Hamrun Spartans

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.