Friday, 13. February 2026
Moto GP

Sahiti bën asist në fitoren e Hajduk Splitit

GS 19/05/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Hajduk Split ka shënuar fitore në javën e 35-të në HNL-në e Kroacisë, pasi mposhti minimalisht 0 me 1 rivalin, Slaven Belupo.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi slloven, Jan Mlakar në minutën e 37’të, shkruan Lajmi.net

  

Në golin e shënuar nga 24-vjeçari asist bëri lojtari kosovar, Emir Sahiti.

Sahiti asistoi për mrekulli nga krahu i djathtë, për të shënuar gol Mlakar, që ishte i vlefshëm me tre pikë.

Me këtë fitore, Hajduk shkon në kuotën e 68 pikëve në pozitën e dytë, shtaët më pak se lideri Dinamo Zagreb (75) që ka plus një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/

  


Teilen: