Emir Sahiti ka qenë protagonist në fitoren e Hajdukut të Splitit, që u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Kroacisë.
Hajduk Split triumfoi 0:2 në udhëtim te Jadran LP, në kuadër të 1/8 së finales, përcjell lajmi.net.
Futbollisti kosovar, Emir Sahiti realizoi golin e dytë në minutën e dytë shtesë të përballjes.
Sahiti me një goditje të saktë e mposhti portierin, me këtë të fundit që vetëm e shiqonte topin teksa ndalej në rrjetë.
Emir Sahiti u inkuadrua nga banka rezervë këtë sfidë për Hajdukun. Ai hyri në fushë në minutën e 59-të.
Golin e Emir Sahitit mund ta shikoni në videon e mëposhtme, nga minuta 9:15./Lajmi.net/