• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sainz: Nuk u ndjeva i vlerësuar nga Ferrari! Kalova 3 muaj të vështirë”

20/07/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Mendoj vetëm për Budapestin, do të përpiqem të fitoj garën“. Kështu deklaroi piloti Carlos Sainz, i cili nuk u konfirmua nga Ferrari për sezonin e ardhshëm.

“Kur më thanë nuk do të vazhdoja, nuk u ndjeva aq i vlerësuar sa do të kisha dashur… Sidomos për atë që i kam dhënë Ferrarit. Shkova të jetoj në Maranello për 4 vite, bleva edhe një shtëpi aty”, shpjegon piloti i “Kokëkuqes”.

29-vjeçari nga Madridi foli për ardhjen e e Lewis Hamilton te Ferrari, teksa zbulon prapaskenat me drejtuesit e skuderisë.

“Ishin dy ose tre muaj të vështirë midis janarit dhe shkurtit, kalova një fazë të vështirë me njoftimin e mbërritjes së Hamiltonit. E megjithatë jeta është e tillë.

Ama, unë nuk e ndryshova mënyrën e punës. Fitova në Melbourne menjëherë pas operacionit, ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua dhe për karrierën time.

U gëzova pafund që e pashë ekipin të lumtur për mua, sepse ata e dinë mirë se çfarë kam kaluar”.

I pyetur për të ardhmen, nëse do të do të zgjidhte menjëherë një ekip fitues apo një projekt afatgjatë, piloti i Formula 1 u përgjigj:

“Është një vendim kompleks. Më duhet kohë për të analizuar tregun, skuderitë dhe njerëzit. Nuk e di nëse do të ndodhë përpara pushimit të verës. 

Thjesht di që kam disa skuadra në pritje. Të cilat dua t’i falënderoj për durimin e tyre”, përfundoi Sainz.

Next Post

Vlahoviç rikthehet në stërvitje me Juventusin, tifozët i kërkojnë “fiksimin”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.