Piloti spanjoll nuk e humb besimin, por parashikon një kohë të gjatë për ringritjen e skuadrës së tij.
Mes skuderive që kanë pasur më shumë punë gjatë ndërprerjes së sforcuar të Botërorit të Formula 1, është pa dyshim Williams. Një nisje ‘horror’ nga skuadra angleze, me vetëm 2 pikë të fituara nga vendi i 9-të i Carlos Sainz në Kinë.
Ish-piloti i Ferrarit dhe shoku i skuadrës, Alexander Albon, kanë përveshur mëngët, por pa mundur ta nxjerrin makinën FE48 nga vendet e poshtme të klasifikimit. Williams qëndron në vend të 8-të, me pikë të barabarta me Audi, duke lënë pas vetëm Cadillac dhe Aston Martin.
I pyetur në lidhje me këtë situatë, Sainz ka folur me sinqeritet dhe ka pranuar rënien e ambicieve personale për sezonin që rinis në fillim të majit në Miami. Një hap prapa për Carlos, pas një 2025-se me ulje-ngritje.
“Me ndershmëri them se kemi shumë peshë për të humbur, nuk është sekret. A do të ishte një makinë e mirë, nëse zvogëlojmë peshën? Përtej kësaj, mendoj se skuadra ka potencial për të bërë më shumë se kaq. Në fillim të vitit kemi pasur shumë probleme, që kanë vonuar prodhimin e makinës.
Kanë shkaktuar problemet e peshës shumë më shumë se nga sa e prisnim. Duhet të rrisim edhe karikimin aerodinamik dhe të kemi ekuilibër më të mirë. Këto janë objektivat për këtë vit”, – ka thënë Sainz.