Saturday, 28. February 2026
Formula 1

Sainz riniset nga Williams, sfidë e re dhe kontratë 2-vjeçare

GS 29/07/2024 1 Min. Lesezeit

Marrëveshja e përfunduar! Ëilliams Racing ka njoftuar nënshkrimin me Carlos Sainz me një kontratë 2-vjeçare që fillon në 2025 me opsione zgjatjeje. Me një dekadë garë në Formula 1 pas tij, Sainz i bashkohet Williams nga scuderia Ferrari.

Në karrierën e tij të deritanishme në Formula 1, 29-vjeçari spanjoll ka arritur tri fitore, 23 dalje në podium, mbi 1100 pikë në karrierë dhe aktualisht është i pesti në kampionatin e pilotëve të këtij sezoni.

Carlos do të garojë së bashku me Alex Albon për Williams Racing në 2025 dhe 2026, do të vazhdojë të përdorë numrin 55.

Teilen: