• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Saki analizon merkaton: Kuqezinjtë e Milanit me shumë vonesë, Zirkze dhe Lukaku të papërshtatshëm

12/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arrigo Saki, , foli për “La Gazzetta dello Sport” rreth lëvizjeve të merkatos së klubit kuqezi. I shtangur nga ngathtësia e drejtuesve të “Djallit” ish-trajneri ka sqaruar pa filtra mendimin e tij. Morata, Zirkze, Lukaku e shumë të tjerë.

SAKI

Përse Milani nuk po vendos?

Asnjëri, duke qenë se nuk është blerë. Më herët lexova se ata donin Zirkze, një sulmues që më pëlqen për atë që tregoi me Bolonja. Më pas u zhduk, ndoshta për arsye ekonomike, dukej se po fokusoheshin te Lukaku, i cili nuk më entuziazmon fort. Aty më ndezi një llambë…

Që do të ishte?

Zirkzee dhe Lukaku janë e kundërta e njëri-tjetrit. Nëse një trajner është mirë me Zirkze në fillim, nuk është e mundur që të jetë mirë me Lukakun më pas. Ka diçka që nuk e kuptoj në lidhje me strategjinë e klubit. Zirkzee është një sulmues që pëlqen të komunikojë me shokët e tij të skuadrës, luan me ekipin, “dueton” dhe kombinohet mirë. Lukaku është dikush që imponohet me forcë, e bën grupin të ngjitet dhe bazohet mbi të gjitha në cilësitë e tij atletike. Me pak fjalë, dy universe të kundërta. Nuk ka mundësi që një trajner, në mungesë të njërit, të jetë mirë me tjetrin.

Si ju duket merkatoja e Milanit?

Unë jam duke pritur për lëvizjet e para zyrtare, duke e ditur mirë që tani jemi vonë. Nëse doni të bëni xhirime duhet të keni lidhje, duhet të dini ku të shkoni për të blerë dhe duhet bërë që në pranverë. Ja ku jemi dytre muaj me vonesë. Është logjike që çmimet janë rritur tani.

Si ju duken kërkesat e Fonsekës?

Është thelbësore t’i njohësh ato. Trajneri duhet të krijojë ekipin, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Drejtuesit janë shumë të mirë me financat dhe çështjet e marketingut, por trajneri duhet të zgjedhë lojtarët sepse do të jetë ai që do t’i stërvit dhe do t’i nxjerrë në fushë. Nuk e di se cilat janë kërkesat e Fonsekës dhe as idetë e tij. Unë kam pasur metodën time dhe e kam përdorur gjithmonë, që nga koha kur stërvitja amatorë deri në momentin kur erdha në Milano.

Si ia kërkonit lojtarët Berluskonit?

Merja një copë letër dhe për çdo rol që e konsideroja të zbuluar, shënoja pesë emra. Më pas ia jepja letrën menaxherit që duhej të vepronte në merkato. Duhet të them që kam qenë me fat sepse drejtuesit shpesh më sillnin zgjedhjet e para, gjë që në ditët e sotme nuk përdoret më…

A mund të bëjë Fonseka një gjë të ngjashme?

Ai duhet të dijë se sa mund të shpenzojë klubi dhe të bëjë listën. Uroj që Foneska ta ketë bërë këtë dhe të punojë në harmoni me drejtuesit. Përndryshe, e fillon përvojën te Milani me këmbën e gabuar dhe do të kalojë periudha të vështira.

Ju, cilët do të zgjidhnit për Milanin?

Nuk do të kërkoja lojtarë në majat e famës. Do të provoja me elementë të rinj, që duan të mahnitin dhe të sakrifikojnë veten. Duhet ndërtuar një kolektiv.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Parashikimi i madh i Alfred Cakos: Ja çfarë do të ndodhë në finalen e Euro 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.