• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sakrifica e papritur

17/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi mbaroi periudha e huazimit tek Aston Vila, Marcus Rashford është rikthyer përkohësisht te Mançester Junajtid, por sulmuesi anglez nuk është në planet e Ruben Amorim dhe i duhet të gjejë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm.

Interesi për 27-vjeçarin është shumë i madh, por dy klubet më të interesuara janë Barcelona edhe Aston Villa.

Ekipi i drejtuar nga Unai Emery kërkon të transferojë në mënyrë përfundimtare anglezin, por problem është shuma e madhe që kërkon Mançester Junajtid, plot 47 milionë euro.

Për të blerë përfundimisht Rashford, Aston Vila është e gatshme të bëjë një sakrificë të rrallë, të shesë ekipin e vajzave, me qëllim të sigurojë të ardhurat e nevojshme për të transferuar përfundimisht sulmuesin.

Në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Aston Vilan, Rashford shënoi 4 gola dhe dha 3 asiste, por forma e tij u ndikua jo pak nga problemet fizike. Gjithsesi, tek Aston Vila janë të bindur për cilësitë e Rashford dhe kërkojnë blerjen përfundimtare të tij.

Nga ana tjetër, Barcelona po ashtu është e interesuar për Rashford, por katalanasit duan huazimin me të drejtë blerjeje, gjë që nuk pranohet nga “Djajtë e Kuq”, të cilët duan vetëm shitjen përfundimtare të lojtarit të tyre.

Next Post

Kurioziteti në Botëror

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.