Sunday, 24. May 2026
Sport

Sakrifikoi për Espanjolin, ja prapaskena me Kumbullën

GS 26/02/2025 1 Min. Lesezeit

Espanjoli arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë kundër Alaveshit, pikë të cilat vlejnë shumë për luftën për mbijetesë.

kumbulla

Ky sukses i ka dhënë disi frymëmarrjë ekipit ku luan Marash Kumbulla. Mbrojtësi i Kombëtares i cili është huazuar për një sezon nga Roma, duket se i ka hyrë në zemër klubit spanjoll.

Në mediat vendëse kanë zbuluar një prapaskenë përpara ndeshjes me Alaveshin, që lidhet me Kumbullën dhe Pol Lozanon, lojtarin tjetër.

Ky i fundit ka qenë me të vjella dhe Marashi me temperaturë, por të dy kanë sakrifikuar dhe të nesërmen që ishte dita e ndeshjes, kanë luajtur titullarë, me shqiptarin që e përfundoi takimin deri në fund në fushë.

PAMNORAMASPORT.AL

Teilen: