Interi mposhti Sasuolon me rezultatin 4-2 në duelin e mbrëmjes së sotme, të vlefshëm për Serinë A, teksa në fushë zbritën edhe dy mesfushorët e Kombëtares, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami, që zhvilluan paraqitje të kënaqshme. I pari që u hodh në fushë ishte Bajrami, i cili në minutën e 57-të, zuri vendin e Lauriente, ndërkohë që 4 minuta më pas ishte radha e Asllanit, për të zënë vendin e Mkhitarjan. Në fund të sfidës, mesfushori shqiptar i Sasuolos, u vlerësua nga faqja e statistikave “Sofa Score” me notën 6.5, ndërsa shqiptari i Interit, me notën 6.3. Për sa i përket statistikave, ajo që bie më shumë në sy, është saktësia në pasime, ku Bajrami nga 14 pasime në total 13 i regjistroi të sakta, ndërsa Asllani nga 15 regjistroi 12 pasime të sakta. PANORAMASPORT.AL