Wednesday, 28. January 2026
Sport

Salah edhe këtë vit feston Krishtlindjet me familje – publikon pamjet

GS 25/12/2023 1 Min. Lesezeit

Mohamed Salah i është bashkuar yjeve të futbollit që kanë uruar me rastin e festës së Krishtlindjes.

Ylli egjiptian i futbollit edhe këtë vit ka festuar festën e besimit krishter, shkruan lajmi.net.

Anësori i Liverpoolit ka publikuar një fotografi me familje, afër bredhit dhe duke lënë një përshkrim.

“Të gjithëve, gëzuar Krishtlindjet” – ka shkruar Salah në mbishkrimin e fotografisë.

Mohamed Salah njihet si besimtar i fesë myslimane dhe praktikues i fesë islame.

Ai edhe në të kaluarën ka uruar Krishtlindjet, për të cilat u kritikua jo pak në Egjipt, shteti nga ku ka edhe prejardhjen./Lajmi.net/

Teilen: